Vendosni fjalën kyçe....

Rriten shifrat në Britani, 569 persona viktima ditën e fundit lidhur me koronavirusin e ri


569 persona kanë humbur jetën në Britani duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2.921

Rritja e bën sot ditën më të keqe deri më tani për sa u përket personave që kanë humbur jetën lidhur me pandeminë Covid-19.

Megjitatë sipas të dhënave, numri i personave të prekur ka ardhur në ulje dhe kjo rrit shpresën që shpërthimi i pandemisë mund të vihet nën kontroll shpejt.

Në 24 orët e fundit në ishull janë diagnostifikuar 4244 të prekur, 100 më pak se ditën e djeshme.

Deri tani numri i të prekurve në Britani është 33,718 edhe pse autoritetet dyshojnë se numri i vërtetë është më i madh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *