Ka shkuar në 76 numri i pacientëve të cilët kanë lënë spitalin infektiv pasi ishin prekur nga koronavirusi.
Ditën e sotme bën me dije Ministrja e Shëndetësisë kanë lënë spitalin 5 pacientë.
“5 pacientë kanë lënë sot spitalin Infektiv. Mjekët dhe infermierët që shihni në foto janë një pjesë e ekipit të palodhur të këtij spitali që po përballen ditë e natë, me sakrificë të jashtëzakonshme në luftë me COVID19. Deri tani 76 pacientë janë shëruar nga COVID-19“, shkruan Manastirliu.
Numri i të prekurve nga Covid-19 në vend ka shkuar në 277, ndërsa 16 persona kanë humbur jetën.