Nga Akademik.prof. Anastas Angjeli
(Reflektojnë FMN dhe Banka Botërore)
Në frymën e një kordinimi dhe rakordimi, dje Ministrat e Financave, Guvernatoret e Bankave Qendrore nga Grupi i 20 ekonomive më të mëdha dhe drejtuesit kryesore të FMN dhe Bankës Botërore, ranë dakort për zbatim të angazhimeve të marra në Samitin virtual të Drejtuesve të G20 që u mbajt në 26 Mars 2020 nën Presidencën Saudite, për një plan të përbashkët dhe mënyrat në përgjigje të pandemisë së koronavirusit dhe krizes ekonomike globale..
Plani i Përbashkët i Veprimit te tyre do të përshkruajë veprimet individuale dhe kolektive, që G20 kane ndërmarrë dhe do të ndërmarrë për t’iu përgjigjur pandemisë COVID-19, masat e nevojshme afatmesme për të mbështetur ekonominë globale gjatë dhe pas kësaj faze,dhe venien ne dispozicion dhe shtimin e fondeve financiare per kete qellim.
Bashkpunimi i vendeve më të zhvilluara me organizatat përkatëse ndërkombëtare, do të çojë në dispozicion më shumë fonde financiare, për të përballuar sfidat e paraqitura nga pandemia COVID-19, dhe. kërkon më shume dinamizëm, shpejtësi, transparencë dhe eficence.
A PO REFORMOHEN DHE RRITET ROLI I FMN DHE B.BOTËRORE NË KËTË KRIZË?
Kur gati 20 vjet më parë , Presidenti i Bankës Botërore(në mandatin e tij)James Ëolfenson , inicioi nismën që këto institucione të kthenin më shumë “fytyrën drejt luftës kunder varfërise”, u duk se një reformim i thellë i priste ato.
Dhe kështu ndodhi. Shume projekte dhe mbështetje u dhanë me këtë synim në shumë vende të botës, ku nevojat për të luftuar varferinë,për të mbështetur aksesin në uje të pijshëm, arsimin e shëndetësinë ishin dhe vazhdojnë të jenë prioritare. Dhe padyshim që kjo vazhdon ende.
Por, pandemia e koronavirusit , që mesa duket shumë shpejt do të arrijë në një milion njerëz të prekur në gjithe globin, me dhjetra mijë njerëz kanë humbur jetën dhe kriza e ekonomisë globale po shndërrohet në kërcënim të zhvillimit dhe po shton problemet sociale, duket se po inxit këto institucione për më shumë mbështetje dhe kordinim me vendet me të zhvilluara në ndihme të vendeve me të varfera dhe me pasoja më të mëdha nga kjo krizë.
Kjo, u shfaq edhe në këte takim ku “lojtaret kryesore te G.20”, diskutuan gjithashtu rolin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Grupit të Bankës Botërore dhe Institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare për të vendosur të gjitha burimet e mundshme dhe për të eksploruar masat shtesë të nevojshme, për të mbështetur tregjet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim në periudhën e pandemisë COVID-19, duke përfshirë mbështetjen e stabilitetit financiar dhe lehtësimi e kufizimeve të likuiditetit.
“KU PO SHKON” FMN-ja NE KETE SITUATE?
Nuk është e lehtë dhe nuk mund të marrë përsipër reformimin e këtyre institucioneve prestigjoze , financiare nderkombetare, 75 –vjeçare me një kontribut gjigand ne ekonominë dhe financat globale, por të gjithë do të dëshironim ndryshime në “ashpërsinë “e shumë programeve të saj, në vendet e varfëra dhe pak të zhvilluara, në shtimin e instrumenteve të mbështetjes, në lehtesitë e nevojshme fiskale, sidomos në situata si kjo e pandemisë,etj.
Eshte një moment për sinjale pozitive dhe nga ky takim ato po vinë. Mjafton t’i referohemi qëndrimit dhe deklarates së Drejtores Ekzekutive të FMN-se, Kristalina Georgieva në kete konferencë e cila theksoi se:
-FMN mirëpret veprimet vendimtare që kanë ndërmarrë vendet e G20 për të mbrojtur njerëzit dhe ekonominë nga COVID-19, i cili shkaktoi një rënie të paqëndrueshmërisë në tregjet kryesore financiare ditët e fundit.
-Shpreh shqetësim për perspektivën negative të rritjes globale në vitin 2020 dhe në veçanti për efektet që do të kishte një rënie në tregjet në zhvillim dhe vendet me të ardhura të ulëta..
– Mbështet një plan ambicioz të veprimit G20 për të forcuar aftësinë e sistemeve shëndetësore për të përballuar epideminë; për të stabilizuar ekonominë botërore përmes masave të koordinuara dhe të marra në kohë.
Nderkaq-Ajo u shpreh se;”… FMN mori një mandat të fortë të Premten e kaluar nga organi i saj drejtues, Komiteti Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar (IMFC), mbi reformat për të forcuar reagimin e FMN ndaj krizës,duke miratuar nisma për:
-Të përmirësuar qasjen në mekanizmat eurgjencës, pasi tani rreth 85 vende tregojnë se mbështeten në to për ndihmë financiare;
-Të përmirësuar kapacitetin e FMN për t’u shërbyer anëtarëve tanë më të varfër; dhe
-Të ndihmuar vendet që përjetojnë mungesa të këmbimit valutor, përfshirë likuiditetin.Nga ky takim u percoll edhe lajmi i mirë për burimet e FMN-së.
SHBA së fundmi miratoi dyfishimin e Mekanizmave të Reja për Huamarrje, dhe Bordi Ekzekutiv i FMN-se, ra dakord për një raund të ri të huamarrjes dypalëshe për të siguruar një kapacitet kredie prej 1 trilion dollarësh të FMN-së.
Ndërsa Presidentja e BE-së dha një sinjal për lehtësimin në marjen e borxhit duke shmangur në këtë moment kriteret e konvergjences(Traktati i Mastrihtit) për borxhin dhe deficitin buxhetor, në takimin e G20 me FMN E BB , nuk mungoi adresimi i rrezikut të dobësive të borxhit në vendet me të ardhura të ulëta në periudhën e pandemisë COVID-19, duke i lejuar këto vende të përqendrojnë përpjekjet e tyre në luftimin e kësaj sfide globale.
Duke filluar nga detyrimet e keyre vendeve të borxhit ndaj FMN-së, deklarohet se Bordi Ekzekutiv i FMN-se aprovoi një reformë të Fondit të Kontrollit të Katastrofës dhe Ndihmës (ÇRT) që lejon vendet tona anëtare më të varfra të investojnë në përgjigje ndaj krizës në vend që të paguajnë Fondin.
Kjo u shoqerua me Inkurajimin e G20 që të punojnë urgjentisht për lehtësimin e mëtejshëm të barrës së borxhit të anëtarëve tanë më të varfër. Te dy drejtuesit kryesorë deklaruan se… Në një kohë që ekonomia botërore është në këtë situatë, kreditorët zyrtarë dypalësh mund të japin një kontribut të madh duke ofruar një ndalesë borxhi për vendet.
Gjithashtu ,ata i kerkuan vendeve te G20 të lejojnë vendet më të varfra të pezullojnë të gjitha ripagimet e kredive zyrtare bilaterale. Kjo do të sigurojë kursime kritike për vendet ndërsa luftojnë kundër pandemisë COVID-19. A celen nje rruge te re ne veprimtarine dhe funksionimin e FMN-se keto vendime??
PO BANKA BOTERORE?
Banka Botërore duke e vendosur veten në krye të masave për lehtësim në nivel global deklaroi nje mbeshtetje prej 160 miliard dollarë gjatë 15 muajve të ardhshëm dhe 14 milard për financim të shpejtë, (në 60 vende të prekur nga pandemia COVID-19 përfunduan projektet për financim me 2.8 miliarde usd).
Të gjitha këto në dispozicion të masave për luftën kundër pandemisë COVID -19 dhe frenimit të krizës ekonomike globale. Gjatë javës se kaluar grupi i BB u angazhua për t’i dhënë formë përfundimtare projekteve të lidhura me COVID-19 në 60 vende me vlerë deri në $2.8 miliard, Brenda kuadrit të paketës për financim të shpejtë prej $14 miliard. Ndërkohë po përgatiten projekte për 35 vende të tjera, për miratim ne muajin prill dhe menjëherë për zbatim.
Është përgatitur dhe pritet të miratohet një kornizë e propozuar e financimit që do të ndihmojnë në parandalimin, zbulimin dhe përgjigjen ndaj kërcënimit të shëndetit publik të paraqitur nga COVID-19 dhe forcimin e sistemeve kombëtare për gatishmërinë e shëndetit publik, veçanërisht të rëndësishme për t’u përgatitur për valët vijuese të COVID-19.
Më konkretisht: Operacionet në secilin vend do të përshtaten me kontekstin specifik dhe statusin e epidemisë së vendit. Gjithashtu,BB , përmes ristrukturimit, rialokimit, nxitjes së komponentëve të urgjencës së projekteve ekzistuese (CERC), dhe aktivizimit të opsioneve të shtyrjes në rast katastrofash (CAT DDO).
Përvec ndikimit në shëndetësi nga pandemia e COVID-19, parashikohet një recesion i madh global. Projektet dhe veprimet për të shfrytëzuar fondin prej 160 miliardë dollarë përgjatë 15 muajve të ardhshëm do të përshtaten me natyrën e tronditjes me të cilën përballet një vend, dhe do të përfshijnë zbutjen e varfërisë, mbrojtjen sociale dhe politika financiare për të mbështetur reformat strukturore – për të shkurtuar kohën për rimëkëmbje dhe për të krijuar kushte për një zhvillim të gjerë dhe të qëndrueshëm.
Vendi yne, në situatën që po kalojmë për shkak të pandemisë së koronavirrusit, duhet të intensifikoje punën për të përfituar sa më shumë nga këto institucione, përmes programeve dhe projekteve për këtë qëllim.