Vendosni fjalën kyçe....

Vendosen 5 respiratorë të rinj te spitali Sheqfet Ndroqi, pritet sasia tjetër


5 respiratorë të rinj janë vendosur në spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë.

Sipas ministres së Shëndetësisë, ato janë pjesë e një furnizimi prej 54 respiratorësh që do vijnë në ngarkesën e parë ndërsa një sasi prej 50 të tjerësh do vijë me ngarkesën e dytë.

Ato do shërbejnë për të trajtuar personat e infektuar me Covid-19 e që kanë nevojë të trajtohen në kushte spitalore.

“Sot kemi një lajm të mirë. Nga financimi i qeverisë shqiptare dhe kontrata e lidhur tashmë kanë ardhur dhe janë vendosur sasia e parë prej 5 respiratorësh të rinj në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, ndërkohë që priten të lëvrohen edhe pjesa tjetër. Në total kemi 54 respiratorë në dërgesën e parë dhe më pas do të kemi edhe 50 të tjerë e kështu me rradhë, sipas porosive”, tha ministrja.

Në spitalin Shefqet Ndroqi është e shtruar një paciente me koronavirusin e ri, ndërsa pjesa tjetër janë shtruar në spitalin Infektiv.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *