Deri më 12 janar, pra më pak se tre muaj më parë, koronavirusi ishte i kufizuar në Kinë. Asnjë rast i vetëm nuk ishte gjetur jashtë vendit ku ai u shfaq.
Por më 13 janar, virusi u bë një problem global. Një rast u regjistrua në Tajlandë, pastaj në Japoni, Korenë e Jugut dhe shumë shpejt do ta pësonin dhe Shtetet e Bashkuara.
Tani ka më shumë se një milion raste Covid-19 në të gjithë botën. Por, ndërsa numri i të vdekurve rritet, dhe spitalet mbushen plot, ka disa vende që thonë se ende nuk janë prekur nga koronavirusi.
Deri më 2 Prill, 18 vende ende nuk kanë raportuar asnjë rast të Covid-19, sipas një raporti të BBC-së, që i referohet të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
18 shtetet pa Covid-19:
Comoros; Kiribati; Lesoto; Ishujt Marshall; Mikronezi; Nauru; Korea e Veriut; Palau; Samoa; Sao Tome dhe Principe; Ishujt Solomon; Sudani i Jugut; Taxhikistani; Tonga; Turkmenistan; Tuvalu; Vanuatu, Jemen.
Mirëpo disa, ekspertë besojnë se duhet të ketë raste të raportuara në Korenë e Veriut, apo në Jemenin e shkatërruar nga lufta.
Shumica e këtyre vendeve të paprekura, janë ishuj të vegjël me pak vizitorë. Sipas OKB-së, në të vërtetë janë shtatë nga 10 vendet më pak të vizituara në botë.
Por cili mund të jetë vendi i fundit në botë që mund të infektohet nga Covid-19?
Andy Tatem, një profesor i demografisë hapësinore dhe epidemiologjinë në Universitetin e Southampton thotë.”Ka të ngjarë të jenë ato ishuj të Paqësorit të Jugut, shumë të largëta, unë për to do t’i vendosja bast paratë e mia”.
Por ai shton se për shkak të ekonomisë së globalizuar, nuk beson se do të mbetet vend që do t’i shpëtojë një sëmundjeje të tillë infektive.
Izolimi i vendeve mund të funksionojë mendon ai, por nuk mund të zgjasë përgjithmonë.