Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka qenë në karantinë që nga fundi i marsit pas takimit me një mjek që ishte prekur nga Covid-19.
Kancelarja 65-vjeçare i dha fund izolimit të saj pasi u konfirmua se nuk ishte e infektuar me virusin vdekjeprurës.
Zëdhënësi i kancelares, Steffen Seibert, zbuloi të premten se ajo kishte bërë tre teste e të gjitha kishin dalë negative.
Kancelarja ka qenë duke punuar nga shtëpia e saj në Berlin duke filluar nga 22 marsi pasi takoi mjekun e infektuar.
Më herët këtë javë, Merkel zbuloi se masat distancuese sociale për të përmirësuar përhapjen e virusit do të vazhdonin deri pas Pashkëve.