Pas arrestimit të drejtorit të Burgut 313 paraditen e sotme, policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë.
Njëri prej tyre është vartës i Eduard Strugës, drejtorit të 313-ës kurse tjetri është një punonjës në sektorin privat, raporton ABC News.
Struga akuzohet për korrupsion dhe ka qenë në hetim prej disa muajsh.
Gjatë kontrollit në mjedise të ndryshme, policia ka sekuestrua si provë materiale një sasi të konsiderueshme të hollash të cilat dyshohet se janë marrë në mënyrë korruptive.