Bajerni i Mynihut zgjat kontratën me trajnerin Flick


Bajerni i Mynihut i ka zgjatur kontratën trajnerit aktual, Flick deri në vitin 2023.

Sipas presidentit të klubit bavarez, Rummenige, klubi është i kënaqur me punën e teknikut duke marrë vendimin për zgjatjen e kontratës së tij.

“Skuadra është rritur, niveli i lojës është përmirësuar dhe kjo është pasqyruar edhe në rezultate.” – thuhet në deklaratën e klubit.

Aktualisht kampionati gjerman është ndërprerë si në gjithë Europën ndërsa Bajerni i Mynihut mban vendin e parë me katër pikë më shumë se Dortmundi i vendit të dytë kur nga fundi i sezonit kanë mbetur edhe nëntë javë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *