Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Masat e qeverisë as sa të Kosovës, duhen më shumë testime


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, tha mbrëmjen e sotme se qeveria nuk duhet të merret me akuza politike por duhet të menaxhojë emergjencën në vend.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me ABC News, kryedemokrati theksoi se në vend duhen bërë shumë më tepër testime për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ai theksoi se numri i lartë i testimeve ndihmon për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit.

“Duhen testuar personat e dyshuar sidomos mjekët e policët që janë në vijën e parë. Kam informacione që njerëz me simptoma nuk testohen. Në zona të veçanta numri i testeve është i pakët. Duhet të shohim çfarë ndodhi në Shkodër, u testuar 15 persona dhe 12 prej tyre rezultuan të prekur. Kjo është kambanë alarmi. E gjithë sakrifica që po bëhet sot, do të shkojë dëm nëse nuk bëhen testime. Sa më pak testime të bëhen aq më gjatë do të jetë edhe periudha e karantinimit.” – tha Basha.

Basha shtoi më tej se masat ekonomike të qeverisë janë të pamjaftueshme madje edhe më të vogla se Kosova.

Ai tha se vendimi i qeverisë trajton vetëm një pjesë të personave që janë prekur nga kronavirusi i ri.

“Qeveria duhet të bëjë atë që bën qeveria e Kosovës, e cila ka ndarë plot 12 milionë euro për të subvencionuar qiratë. Në Shqipëri kjo mungon. Qeveria ka kaluar një paketë sa gjysma e kësaj. Shumë shpejt familjet në nevojë dhe atyre që i është mbyllur puna do kenë nevojë për likuiditet. Në fillim u tha që nuk do të paguhet qiraja, më pas u tha të shlyhet me këstë. Nuk ka një qëndrim korrekt. Gjithashtu më pas theksoi se do të ketë subvencione për qiratë. Duhet të akordojë sa më shpejt fondet për subvencione dhe nuk ka nevojë të sulmojë opozitën.” – shtoi kreu i PD-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *