Demokratët janë të detyruar të vonojnë emërimin e kandidatit të tyre që do të përballet me Donald Trump-in në zgjedhjet presidenciale. Kjo për shkak të pandemisë së Covid-19.
Konventa Kombëtare Demokratike (DNC), ku kandidati i partisë zgjidhet zyrtarisht, do të shtyhet përsëri, tanimë për në gusht.
Deri tani kryesuesi është ish-zv.presidenti, Joe Biden. Ai ka një epërsi ndaj rivalit të tij të vetëm të mbetur në garë, Bernie Sanders.
Siç shkruan BBC, Biden dhe zyrtarë të tjerë demokratë, javët e fundit kanë bërë thirrje për shtyrjen e programit, fillimisht të planifikuar për të filluar më 13 korrik.
Planifikuesit e kongresit të demokratëve thonë që ata do të ndjekin udhëzimet e zyrtarëve shëndetësorë.
Deri më tani më shumë se 5,600 amerikanë kanë vdekur nga Covid-19, dhe mbi 236,000 janë infektuar.