Vendosni fjalën kyçe....

Ekspertët francezë sugjeruan afrikanët për të testuar vaksinën ndaj Covid-19, shpërthejnë Drogba e Eto’o: Bij b*shtrash, s’jemi kavie


Ikonat e futbollit afrikan përfshirë Didier Drogba, Samuel Eto’o dhe Demba Ba kanë reaguar me zemërim pasi mjekët sugjeruan se kontinenti afrikan mund të përdoret si një vend eksperimentues gjatë pandemisë Covid-19.

Jean Paul Mira dhe Camille Locht, një grup ekspertësh mjekësorë në Paris, po flisnin për krizën globale të shëndetit në një bisedë në internet kur diskutuan për kryerjen e një studimi të madh në Afrikë në garën për të gjetur një vaksinë për virusin.

Duke theksuar mungesën e maskave, trajtimeve dhe pajisjeve të reanomacionit në Europë, ata sugjeruan se prostitutat ishin përdorur për testime në Afrikë gjatë përpjekjeve për të gjetur kurcën ndaj AIDS-it gjatë viteve 1980 dhe 1990 dhe thanë se një qasje e ngjashme mund të përdorej sërish te njerëzit të cilët janë shumë të ekspozuar dhe nuk kanë mbrojtje.

Legjenda e Chelsea, Didier Drogba i quajti deklaratat skandaloze dhe të pështira.

“Unë do të doja të denoncoja këto fjalë të pështira e raciste. Afrika nuk është një laborator testimi. Le të shpëtojmë veten nga ky virus i çmendur që po godet ekonominë botërore dhe shkatërron shëndetin e popullatës në të gjithë botën. Mos përdorni afrikanët si derra guineje. Udhëheqësit afrikanë kanë një përgjegjësi për të mbrojtur njerëzit nga këto komplote të tmerrshme.” – tha Droga.

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Samuel Etoo ishte një nga të parët që reagoi ndaj debatit tronditës, duke u përgjigjur ndaj propozimit: “Bij bushtrash. Afrika nuk është një shesh lojrash për ju.” – tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *