Vendosni fjalën kyçe....

Gjyqi për Tahirin caktohet me 9 prill, pa praninë e mediave dhe publikut


Gjykata e Apelit ka caktuar seancën për ish- ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në datën 9 prill.

Seanca do të mbahet në orën 10:30 dhe siç e parashikojnë masat e marra nga qeveria për frenimin e përhapjes së koronavirusit, seanca do të bëhet pa praninë e publikut apo mediave.

Bashkë me ish-ministrin,  seanca do të jetë dhe për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Vlorës, Jaed Çela.

Kujtojmë se vitin e kaluar, ish-ministri  Saimir Tahiri u dënua për shpërdorim detyre me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove. Por Prokuroria e apeloi çështjen pasi kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale  “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Po ashtu edhe Tahiri e apeloi pasi pretendonte pafajësinë edhe për akuzën për “shpërdorim detyre”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *