Vendosni fjalën kyçe....

Guvernatori i Nju Jorkut: Kemi edhe 6 ditë rezerva me respiratorë


Guvernatori i Nju Jorkut tha se shteti i tij ka paisje repiratore për të përballuar situatën me koronavirusin deri në 6 ditë, në një kohë kur numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në këtë shtet i është afruar shifrës 100 mijë.

“Në shkallën aktuale të vënies në përdorim, ne kemi rreth gjashtë ditë respiratorë të mbetur në rezervat tona”- paralajmëroi Guvernatori Andrew Cuomo në një konferencë për shtyp.

Cuomo tha se po bëjnë çështë e mundur për të siguruar respiratorët e nevojshëm.

Siç shkruan Forbes, Nju Jorku është epiqendra e re e shpërthimit global të koronavirusit, gjithsej ka 92,381 raste të konfirmuara, me 8.669 të tjera të raportuara brenda natës. Gati 52,000 raste janë përqendruar vetëm në New York City.

Guvernatori paralajmëroi se nëse rastet e COVID-19 pësojnë rritje brenda këtij afati kohor, ose nëse numri maksimal i parashikuar i rasteve tejkalon parashikimet ose shtrihet më shumë në kohë, shteti Nju Jork mund të përballet me mungesë të makinerive ndihmëse të frymëmarrjes. Ai tha se kulmin e epidemisë shteti i Nju Jork mund ta përjetojë në 7-30 ditët e ardhshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *