Shtetet e Bashkuara kanë arritur një tjetër rekord negativ duke numëruar më shumë se 1000 vdekje në 24 orët e fundit teksa numri i të prekurve në mbarë botën ka shkuar në më shumë se 1 milion.
SHBA-ja ka kapërcyer numrin ditor të viktimave të Italisë e Spanjës duke raportuar 1169 vdekjë sipas Universitetit Johns Hopkins.
Megjithëse afro 90 përqind e popullsisë amerikane tani është nën urdhra bllokimi, që ndryshojnë në ashpërsi dhe zbatueshmëri, një ekspert i lartë i grupit të mbledhur nga Shtëpia e Bardhë kundër Covid-19, Dr. Anthony Fauci, argumentoi se masat janë kaotike dhe joefektive, duke këmbëngulur se ato duhet të jenë të koordinuar në të gjithë vendin.