Vendosni fjalën kyçe....

Numri i rasteve me koronavirus në të gjithë botën e kalon 1 milionshin


Më shumë se një milion raste me koronavirus janë konfirmuar në të gjithë botën,  sipas shifrave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins.

Rreth 53,000 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 210,000 janë shëruar, shkruan BBC duke iu referuar shifrave të të universitetit amerikan.

SHBA-ja ka më shumë raste, dhe më shumë se 1.000 njerëz vdiqën atje gjatë ditës së kaluar.

Megjithëse raporti i Johns Hopkins regjistron një milion raste të konfirmuara, numri aktual mendohet të jetë shumë më i lartë.

Kujtojmë se u deshën një muaj e gjysmë që 100,000 rastet e para të regjistroheshin. Numri një milion u arrit pasi gjatë javës së kaluar u regjistrua një dyfishim i rasteve.

Pothuajse një e katërta e rasteve janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Europa përbën rreth gjysmën.

Të fundit:

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar më shumë se 1.000 vdekje brenda 24 orësh, numri më i lartë i vdekjeve ditore të çdo vendi në botë, të raportuara deri më tani.

Më parë, numrin më të lartë të vdekjeve në një ditë e kishte regjistruar  Spanja, me 950 të vdekur brenda 24 orëve. Ky është edhe rekordi i regjistruar në Europë deri më tani.

Numri i rasteve të konfirmuara në Spanjë u rrit nga 102.136 të mërkurën në 110.238 të enjten – një rritje prej 8%. Autoritetet thonë se ata presin të shohin një rënie të shifrave në ditët në vazhdim.

Spanja, i cili është vendi i dytë në botë përsa i përket numrit të viktimave (pas Italisë), ka humbur gjithashtu afro 900,000 vende pune.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *