Presidenti i UEFA-s, Ceferin, i ka paralajmëruar drejtuesit e federatave të futbollit në Europë që mos veprojnë si Belgjika, pasi rrezikojnë pjesëmarrjen në kupat e Europës.
UEFA nuk e ka miratuar vendimin e Belgjikës për të mbyllur kampionatin dhe ka paralajmëruar që vendet e tjera të mos bëjnë të njëjten gjë.
“Nuk ishte vendim i drejtë. Solidariteti nuk është rrugë me një drejtim. Nuk mund të kërkosh ndihmë e më pas të bësh atë që të duket ty më e përshtatshme. Kush e deklaron që tani fundin e kampionatit mund të pësojë sanksione.” – tha Ceferin.
Ai shtoi më tej se është më mirë që ndeshjet të luhen pa tifozë e të shfaqen në televizion sesa të mos luhen fare.