Vendosni fjalën kyçe....

Rama jep lajmin: Nga nesër në 13:00 deri të hënën, vendi përsëri në izolim total


Njëlloj si fundjavën e kaluar, duke nisur nga nesër i gjithë vendi do të futet në izolim total. Si në dy herët e shkuara, qëndrojnë të njëjtat rregulla për izolim deri në mëngjesin e të hënës.

“ Nga nesër, e shtunë 13.00, deri të hënën 05.00, njësoj si fundjavën e shkuar, të gjithë në shtëpi”– shkruan kryeministri Edi Rama.

Kjo do të thotë se çdo aktivitet ekonomik, përfshirë edhe marketet dhe furrat e bukës do të qëndrojnë mbyllur, dhe qytetarët nuk duhet të dalin jashtë për asnjë lloj arsyeje, ndërsa parashikohen ndëshkime për ata që thyejnë rregullat. Automjetet e vetme që do lejohen janë ato të ambulancave, që do t’u përgjigjen emergjencave shëndetëore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *