Kryeministri Rama ka rrëfyer mbrëmjen e sotme nëse e ka bërë apo jo tamponin për Covid-19.
I pyetur nga gazetari Çani në emisionin Zonë e Lirë, kreu i qeverisë tha se tamponi bëhej me urdhër të ekipit të ekspertëve duke nënkuptuar se nuk e kishte bërë ende.
“Unë mendoj se tamponi bëhet me urdhër të ekipit të ekspertëve dhe duhet të bëhet për ata që janë pjesë e ndjekjes së zinxhirit të strategjisë.” – tha Rama.
Ai pohoi gjithashtu se Shqipëria po sheh mundësinë e përdorimit të kanabisit për arsye mjekësore.
“Po e studiojmë këtë mundësi. Jemi shumë të avancuar, por ende nuk jemi në kapitullin e fundit. E kam fjalën për ligjërimin e prodhimit të kanabisit për arsye mjekësore.” – shtoi ai.