766 persona kanë humbur jetën në Itali në 24 orët e fundit. Është ky bilanci që vjen nga autoritetet italiane në raportin e ditës së sotme.
Numri i përgjithëm i viktimave në Itali ka shkuar në 14.681 ndërsa i të prekurve ka shkuar në total në 119.827 me 4585 që janë infektuar 24 orët e fundit.
Numri i të shëruarve 1480 në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithëm të të shëruarve në 19.758.
Italia është vendi më i goditur nga pandemia Covid-19 për sa i përket viktimave por në Europë, Spanja është ngjitur në vendin e parë për sa i përket të prekurve, por jo viktimave.