Vendosni fjalën kyçe....

SPAK-u jep hollësi për arrestimin e dy zyrtarëve të burgut e një biznesmeni: Tregtarit iu kapën 100 mijë lekë si provë


SPAK-u ka dhënë hollësitë e arrestimit të drejtorit të burgut 313 në Tiranë e dy personave të tjerë.

Sipas prokurorisë, përveç Eduard Strugës, është ndaluar edhe shefi i Logjistikës së burgut 313, me iniciale F.A. dhe E.K., përfaqësues i një subjekti tregtar.

Këtij të fundit i është kapur në cilësinë e provës materiale edhe një shumë prej 100 mijë lekësh.

Sipas SPAK-ut, dy zyrtarët e burgut 313, akuzohen se kanë kërkuar e marrë shuma të konsiderueshme, rreth 550 mijë lekë si përfitim i parregullt për të lejuar aktivitet tregtar brenda burgut.

Biznesmeni akuzohet se u ka dhënë atyre shumat e konsiderueshme të parave. SPAK-u u bën thirrje qytetarëve që të kallëzojnë rastet kur zyrtarët publikë abuzojnë me detyrën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *