Vendosni fjalën kyçe....

Transferohen 3 pacientë në spitalin COVID 2 ‘Shefqet Ndroqi’


Tre pacientë janë transferuar sot në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, duke e çuar në 4 numrin e pacientëve të shtruar atje.

Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thotë se kjo është bërë pas mbërritjes së 5 respiratorëve të rinj në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”.

Manastirliu thotë se qeveria vendosi dje financimin edhe të 50 respiratorëve të tjerë për situatën e emergjencës së shkaktuar nga koronavirusi.

“5 respiratorë e rinj, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh që po plotësojnë kapacitetet e terapisë intensive, tashmë janë vendosur në punë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku nga mëngjesi i sotëm po trajtohen edhe 3 pacientë të spitalit infektiv të konfirmuar me COVID19❗️
Vijojmë forcimin e kapaciteteve⏩ qeveria vendosi dje financimin edhe të 50 respiratorëve të tjerë për situatën e emergjencës së shkaktuar nga COVID19”, shkruan Manastirliu.

Deri më tani numri i personave të konfirmuar me koronavirus në vend ka shkuar në 277 persona, ndërsa janë regjistruar edhe 16 viktima.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *