Turqia konfirmoi të premten se 69 njerëz të tjerë vdiqën nga koronavirusi i ri në vend gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e vdekjeve në 425.
Presidenti turk Erdogan tha se vendi është në raport të mirë krahasuar me vendet e tjera në botë, duke pasur parasysh numrin e madhe të popullsisë dhe se sistemi shëndetësor i vendit e tregoi edhe njëherë cilësinë e tij.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të koronavirusit u rrit në 20.921, pasi 2.786 më shumë njerëz u testuan pozitivë për virusin brenda një dite, u tha ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, gazetarëve pas një takimi me telekonferencë.
Deri më tani, gjithsej 484 pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet, ndërsa 1,251 pacientë aktualisht janë nën kujdesin intensiv, shtoi Koca.
Gjithashtu, më shumë se 16.160 teste janë kryer në 24 orët e kaluara, dhe numri i testeve të përgjithshme të kryera deri më tani ka arritur në 140.716.