Vendosni fjalën kyçe....

Vasili pas videos së Ramës: Lëre Iranin e mos fol si parashikues horoskopi, bëj testime


Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas videos që publikuar nga kryeministri Edi Rama, në të cilën shfaqeshin pamje nga morgjet e mbushura plot dhe varrimet e personave që kishin humbur jetën nga koronavirusi në Iran.

Vasili i kërkon kryeministrit që të mos shohë Iranin, por Gjermaninë dhe të mos flasë për pandeminë si parashikues horoskopi. Sipas Vasilit, e vetmja rrugë për shpëtimin nga kjo pandemi është testimi masiv i qytetarëve dhe këtë i kërkon Ramës të bëjë.

“Edi Rama lere Iranin. Edi Rama shiko Gjermaninë dhe bej testime.

Mos vazhdo ti genjesh me shtetrrethim dhe izolim antishkence, por bej testime.

Rruga qe Organizata Boterore e Shendetesise kerkon është bej testime.

Edi fute ne koke, Testim do thote:

-Te veshin diagnostikimin per qytetaret e prekur

-Te mbrosh qytetaret e tjere nga prekja.

-Te marresh masa te verteta dhe me vlere per kufizimin e infeksionit

-Te parashikosh aftesi e spitaleve per te semuret rende.

-Te parashikosh ecurine dhe mundesine e daljes nga pandemia.

-Te kufizosh demin shendetesor dhe ate ekonomik.

Edi pa deshmi cdo fjale e jotja eshte e mundur genjeshter, eshte te flasesh kodra mbas bregut, eshte antishkence.

Boll bere xherahun. Edi ti flet per pandemine si parashikues Oroskopi.”-shkruan Vasili.

Rama e publikoi videon në fjalë pas shtimit të 27 rasteve me koronavirus, në 24 orët e fundit. Kryeministri tha se ishte i detyruar ta publikonte videon, për të paralajmëruar qytetarët se çfarë i pret në rast se nuk zbatojnë rregullat e distancimit social.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *