Vendosni fjalën kyçe....

Vodhi maska dhe dezinfektues nga ambulanca, anglezi dënohet me 6 muaj burg


Një burrë në Britani është dënuar me burg, pas akuzave se kishte vjedhur mjetet mbrojtëse personale të bluzave të bardha.

Daily Mail shkruan se burri 35-vjeçar, i quajtur Mark Manley, u burgos për gjashtë muaj.

Ai akuzohet për vjedhjen e pajisjeve mbrojtëse nga një ambulancë dhe sulm ndaj një rojeje të sigurisë. Artikujt përfshinin maska, kostume letre dhe xhel dezinfektues për duar. Një pjesë e tyre nuk mund të përdoreshin më sepse ishin të ndotura.

Policia thotë se u thirr në orën 21: 19 të shtunën, pas raportimebe se një burrë kishte vjedhur një ambulancë në jug-lindje të Londrës.

Mark Manley

Mark Manley

Kur u ndalua nga stafi i sigurisë, policia thotë se i dyshuari sulmoi një punonjës të sigurimit dhe u kap dhe me një tjetër duke e ofenduar për racën.

Punonjësit e emergjencës po bëjnë çfarë munden tani që koronavirusi nuk ka shenja që po ndalon. Mbretëria e Bashkuar regjistroi 563 vdekje të mërkurën, duke shënuar ditën më të keqe deri më tani nga pandemia. Deri tani 29 474 njerëz kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 dhe 2 352 kanë ndërruar jetë. Mbretëria e Bashkuar është shteti i pestë më i goditur në Europë nga koronavirusi, dhe i teti në botë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *