Shefja e Komisionit Evropian, Von der Leyen, po shtyn për marrjen e masave me synim largimin e Europës nga kriza që po shkakton pandemia Covid-19 teksa çarjet brenda bllokut mund të lënë në hije përpjekjet e saj.
Ursula von der Leyen tha të premten se vendet anëtare kishin filluar diskutimet se çfarë të bënin me kufijtë e mbyllur, të cilat u vulosën në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
“Ne jemi në konsultim me vendet anëtare se si të vazhdohet përtej Pashkëve,” i tha ajo radios Europe 1.
Ajo gjithashtu mbrojti përdorimin e buxhetit të ardhshëm të Bashkimit Evropian, si një mënyrë për të krijuar një “Plan Marshall” për të stimuluar rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë, duke argumentuar se blloku do të mbetet i fortë dhe do të e kalojë së bashku krizën.
Von der Leyen ka kritikuar më parë vendimin e shteteve të BE për të mbyllur kufijtë e tyre, duke thënë se masat ekstreme minojnë solidaritetin evropian.
Përplasje ka pasur sidomos mes Italisë e Spanjës që kanë kriktikuar ashpër BE-në për mungesën e ndihmës si dhe mes Brukselit e Hungarisë lidhur me masat e marra kundër Covid-19.