Vendosni fjalën kyçe....

Edhe 800 vdekje të tjera në Spanjë në 24 orët e fundit


Pas tre javësh në izolim, Spanja ka regjistruar 809 vdekje të tjera në 24 orët e fundit, megjithatë kjo shifër është më e ulëta në 8 ditët e fundit.

Siç shkruan El Pais, deri tani në Spanjë kanë ndërruar jetë 11,744 njerëz për shkak të pandemisë së COVID-19.

Ndërkohë janë regjistruar 7,026 raste të reja, duke e çuar gjithsej në 124.736 numrin e të infektuarve në vend deri tani. Një shifër shumë herë më e lartë se ajo e Italisë.

Kryeministri Pedro Sánchez ka vendosur të zgjasë gjendjen e alarmit edhe për dy javë të tjera, deri në 26 Prill.

Në të gjithë botën, sipas Universitetit Johns Hopkins janë infektuar 1.1 milion njerëz dhe kanë vdekur më shumë se 59,000 prej tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *