Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë një interviste në distancë për emisionin “Kjo Javë” në News 23 deklaroi se Rama po përhap panik dhe po përdor mediat për këtë gjë.
Sipas Kryemadhit, në çdo media apo dalje publike në rrjet qeveria përhap panik te qytetarët ndërkohë që ata kërkojnë tu shërbehet.
“Pacienti zero i koroanvirusit në Shqipëri, që është Edi Rama, duhet të shmang panikun. Qeveria dhe mediat që po përdoren nga ato. Nëse kjo do të jetë kaq emergjente, mjafton të merrni komentet në mënyrë se si flitet. Është vetëm panik. Jo vetëm qytetarët, por dhe tek shtresat në nevojë, që s’kanë para, sjell stres. Këtu po të shohësh, hap TV, ca janë të gjithë? I ke panik dhe terror. Njerëzve duhet me iu dhënë garanci, që t’u shërbejë qytetarëve. Më mirë telenovelat turke, se sa tv”-tha Kryemadhi.