Vendosni fjalën kyçe....

Paloka: Rama gënjeu shqiptarët, nuk u ka dhënë akoma pagën e marsit siç premtoi


Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, deklaron se kryeministri i vendit Edi Rama është kapur në gënjeshtër pasi ka mashtruar shqiptarët duke mos i dhënë pagën e marsit ashtu siç u premtoi.

Edi Rama është kapur në gënjeshtër dhe nuk ka as kurajon më të vogël qytetare të kërkojë ndjesë. U premtoi shqiptarëve në 17 Mars 2020 se askush nuk do të ngelet pa marrë pagën e Marsit dhe mashtroi. Mijëra qytetarë nuk kanë arritur të marrin pagën e muajit Mars dhe janë sot në luftë me mbijetesë”-shkruan Paloka.

Më tej ai sqaron se deri më sot asnjë nga të vetëpunësuarit apo biznese nuk kanë marrë pagesën ë Marsit siç u premtua por kryeministri bën vetëm propagandë.

Edhe pse sot është data 4 Prill, rreth një muaj nga fillimi i krizës në Shqipëri, Qeveria nuk ka shpërndarë asnjë lek. Ndërkohë që dalin e gënjejnë nëpër media çdo ditë, zero të vetëpunësuar kanë marrë pagesë, zero biznese kanë marrë mbështetje, zero familje në nevojë kanë marrë ndihmën ekonomike të premtuar dhe zero të papunë kanë marrë pagesën e premtuar. Kjo nuk është kohë për gënjeshtra. Kjo nuk është kohë për propagandë. Vepro tani: Anulo koncesonet dhe ndihmo shqiptarët”-shkruan Nënkryetari i PD-së


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *