Vendosni fjalën kyçe....

Agron Shehaj i dhuron Sanatoriumit 2 respiratorë, nis edhe fushatën për mbledhjen e fondeve


Ish-deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka vendosur të dhurojë 2 respiratorë për spitalin “Shefqet Ndroqi” të cilët janë të rëndësishëm në luftën në kundër koronavirusit.

Ka qenë vetë ish-deputeti që ka bërë me dije këtë nismë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Respiratorët mund të shpëtojnë jetën e të prekurve nga Covid-19, ndaj për këtë arsye vendosa t’i dhuroj Spitalit të Sanatoriumit Shefqet Ndroqi 2 pajisje.

Shume qytetarë, edhe nga perëndimi, më kanë shkruar dhe kanë ofruar ndihmën e tyre për të blerë respiratorë të tjerë”-shkruan Shehaj.

Më tej, Shehaj është shprehur i gatshëm për të nisur organizimin për mbledhjen e fondeve që të sigurohet blerja e më shumë respiratorëve për spitalet shqiptare.

Jam i gatshëm të organizoj mbledhjen e fondeve dhe blerjen e sa më shumë respiratorëve për spitalet në Shqipëri.

Për këtë arsye kam nisur një fushatë në gofundme dhe ftoj të gjithë ata që kanë dëshirë të japin një kontribut financiar duke dhuruar.

Kërkesa e lartë dhe mungesa e respiratoreve ka bere që ato të jenë shumë të vështira për t’u gjetur në tregun ndërkombëtar. Prandaj, në bazë të afatit të dorëzimit, çmimi mund të shkoj aktualisht nga rreth 15.000 euro deri në mbi 50.000 euro.

Sidoqoftë ju garantoj transparencë maksimale mbi manaxhimin e fondeve dhe çmimin e pajisjeve të disponueshme.

Shpresoj që e gjithë kjo situatë të kalojë sa më parë dhe të gjithë bashkë t’i rikthehemi normalitetit”-shkruan ish-deputeti.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *