Vendosni fjalën kyçe....

Britania s’e përjashton mundësinë se Covid-19 doli nga laboratori kinez


Disa zyrtarë të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar janë bërë më pak skeptikë ndaj teorisë së re që pandemia e koronavirusit erdhi nga një laborator në Wuhan, Kinë, epiqendra origjinale e shpërthimit, thanë burime të rangut të lartë për Daily Mail.

Një anëtar i Cobra, komiteti i urgjencës i udhëhequr nga kryeministri Boris Johnson, i tha gazetës se ndërsa ende besohet se virusi ishte me origjinë nga kafshët, raportet e inteligjencës nuk e kanë përjashtuar mundësinë që sëmundja vdekjeprurëse të ishte krijuar nga njeriu.

“Ekziston një pamje e besueshme alternative bazuar në natyrën e virusit. Ndoshta nuk është rastësi që ekziston ai laborator në Wuhan.” – i tha burimi anonim gazetës britanike.

Thashethemet se autoritetet kineze kishin lidhje me shpërthimin, janë bazuar në faktin se Wuhan është shtëpia e Institutit të Virologjisë. Objekti, i cili besohet të ketë laboratorët më të përparuar në Kinë, është vendosur një duzinë kilometra larg tregut të kafshëve të egra që u përcaktua nga Pekini si burimi i pandemisë.

Ekspertët në institut ishin të parët që sugjeruan se sëmundja u ishte transmetuar njerëzve nga lakuriqët.

Sugjerimet që Covid-19 u krijua nga njeriu mendohej se ishin thjesht teori konspirative të pambështetur nga ndonjë provë aktuale, por tani kjo mundësi u diskutua në nivelin më të lartë në Mbretërinë e Bashkuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *