Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkencëtari që zbuloi vaksinën kundër COVID-19 profesor Andrea Gambotto në një intervistë ekskluzive për ReportTV dhënë gazetarit Carlo Bollino, shpjegon sesi arriti në zbulimin e tij që mund t’i japë fund ankthit që ka tronditur mbarë botën.
Nëse pandemia e Koronavirusit do të vazhdojë, brenda fundit të këtij viti mund të realizohet vaksina që e lufton atë.
Lajmin e mirë e jep profesor Andrea Gambotto në krye të ekipit kërkimor të Universitetit të mjekësisë së Pittsburg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët për herë të parë kanë krijuar një vaksinë kundër koronavirusit që rezultoi efikase te minjtë dhe që brenda dy muajsh mund të eksperimentohet te njeriu.
Gambotto flet për herë të parë në Shqipëri dhe në një intervistë ekskluzive për ReportTV dhënë gazetarit Carlo Bollino, shpjegon sesi arriti në zbulimin e tij që mund t’i japë fund ankthit që ka tronditur mbarë botën.
Intervista e plotë me gazetarin Carlo Bollino
Profesor çfarë zbulimi keni bërë përsa i përket një vaksine për COVID-19 të paktën për të ardhmen?
Zbulimi ynë është ky për sa i përket asaj që ne sot quajmë vaksinë ndaj COVID -19. Ajo është një proteinë e kombinuar, praktikisht është një proteinë e koronavirsuit pjesë e SARS-2. Proteina quhet Spaik. Kjo është proteina që virusi përdor për të hyrë në qelizat njeriut. Ne kemi marrë një pjesë të vogël të proteinës Spaik, e cila mund të përdoret për të vaksinuar njerëzit. Deri tani e kemi përdorur te kafshët dhe kemi parë që kafshët zhvillojnë antitrupa, të cilët kanë aftësinë për të ndaluar që virusi të hyjë në qeliza.
Në çfarë pike është kërkimi?
Aktualisht ne e kemi eksperimentuar vaksinën te minjtë dhe kemi marrë përgjigjje pozitive, se vaksina jep efekt. Por duke parë urgjencën që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, hapi i radhës është që vaksinën ta provojmë te njerëzit. Por po presim që autoritetet të japin lejen për ta provuar edhe te njerëzit.
Ndërkohë na shpjegoni, çfarë i ndodh minjve të vaksinuar?
Dy javë pas vaksinimit, minjtë krijojnë antitrupa, ne tani po i testojmë këto antitrupa që janë specifikë për virusin, por tani duhet ta testojmë nëse arrin të bllokojnë hyrjen e virusit tek qeliza. Por ne kemi eksperiencë ndaj kësaj vaksine, gjë të cilën e kemi bërë që në vitin 2003 me SARS dhe për virusin MERS në vitin 2014. Tani po punojmë për vaksinën identike që bëmë për MERSIN, e cila ka rezultuar shumë efikase, duke prodhuar antitrupa ndaj virusit MERS. Pra ne nuk presim të kemi surpriza të pakëndshme me këtë vaksinë. Jemi shumë të sigurtë se do të kemi rezultate shumë të mira, njëlloj si patëm edhe me vaksinën e MERS.
A u keni kërkuar autoriteteve amerikane që ta testoni vaksinën te njerëzit ?
Po, ne kemi filluar të bisedojmë me autoritetet, por dua të shtoj se është më interaktive sa mund të duket nga jashtë, pasi dërgohen dokumenta, priten përgjigjje, dhe në këtë mënyrë të kuptojmë çfarë duhet bërë dhe çfarë jo. Zakonisht, kjo praktikë zgjat vite të tëra përpara se të fillohet eksperimenti te njeriu. FDA të kërkon dokumenta të ndryshme, pasi duan të jenë të sigurtë që vaksina nuk shkakton dëme por të mbron nga virusi. Por besoj se në këtë rast, rruga është më e shkurtër se zakonisht. FDA e kupton që ka një urgjencë jashtëzakonisht të madhe për një vaksinë për të gjetur kompromise, por edhe për të qenë të sigurtë që vaksina është e sigurtë. Nga ana tjetër të eksperimentohet të njeriu sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kur besoni se do të keni një përgjigjje nga FDA ?
Ne besojmë se në harkun kohor të një ose dy muajve ne do të kemi një përgjigjje të FDA për vaksinën në mënyrë që ne të testojmë atë te njeriu.
Pasi të kenë kaluar dy muaj, sa zgjat testi i vaksinës te njeriu?
Për të pasur të dhëna të plota na duhen rreth dy ose tre muaj, të cilat do të na tregojnë edhe se cili është hapi i radhës për të ndjekur, hap i cili varet shumë nga përgjigjja: nëse përgjigjja e vaksines do të jetë e plotë dhe e fortë dhe pandemia vazhdon të jetë prezente, atehere në ja japim industrisë faramceutike për ta prodhuar. Por, nëse përgjigjja e testeve te njeriu nuk është e mirë ose pandemia të ketë ulur disi agresivitetin, ne mund të presim pak kohë përpara se ta shpërndajmë vaksinën në të gjithë botën.
Pra ju po thoni se, nëse pandemia vazhdon deri në shtator, ne do të kemi vaksinën për të gjithë popullatën?
Duhet pritur pak gjatë kësaj periudhe, pasi edhe industria farmaceutike është disi e ngadaltë dhe duhen edhe ata disa muaj për të qënë gati për prodhimin. Pra, në variantin më të mirë në fund të vitit ne mund të kemi vaksinën. Nese infeksioni të bjerë disi, ashtu si dhe pritet të ndodhë në muajt e ardhshëm e pritet që të rifillojë dimrin tjetër, vaksina mund te kerkoje pak kohe me shume. Do të ishte ai momenti, që do të rikthehej, por duke pasur parasysh nëse ky virus do të sillet si të gjithë virusët e tjerë, si gripi apo sëmundje të tjera të frymëmarjes. Por duke qënë se të gjitha parashikimet që ne kemi bërë deri tani nuk kanë dalë të sakta, duhet të marrim parasysh edhe të papriturat.
Po industria farmaceutike a mund të jetë më e lehtësuar për prodhimin e leukoplastit me 400 mikrogjilpëra që keni shpikur ju, në krahasim me vaksinën e zakonshme?
Po, sepse prodhimi i vaksinës së leukoplasti kërkon më pak medikament. Psh: nëse për një vaksinë që injektohet me gjilpërë duhen dhjetë njësi, për këtë variant duhen vetëm dy njësi. Raporti mes vaksinës me gjilpërë dhe asaj leokoplast është 1 me 5, sipas studimeve që kemi bërë ne. Pra, në këtë mënyrë mund të prodhohen sasi shumë më të mëdha në pak kohë. Nëse në rastet e vaksinës normale do prodhoja 100 milionë doza, për këtë variant mund të prodhojmë gjysëm miliard dozash. Ky është një ndryshim shumë i madh.
A keni një ide se sa mund të kushtojë kjo vaksinë?
Përsa i përket kostos nuk do të jetë e lartë, ne besojmë se se do të kushtojë më pak se vaksina që përdoret normalisht për gripin. Besoj se do kushtojë më pak se dhjetë dollar ose 10 euro.
Ju keni një eksperiencë të gjatë me virusin SARS. A ka gjasa që të ndodhë edhe me koronavirusin njëlloj si ndodhi me SARS, që papritur të zhduket?
SARS u zhduk në vitin 2003 dhe u rishfaq dhe u rizhduk në mesin e 2004. SARS-i ishte njëlloj si Ebola dhe përhapej në zona të vogla, në Kore, në Kinë dhe kur epidemia u mbyll nuk u përhap më në asnjë vend të botës. Kurse kjo është një pandemi dhe është gati e pamundur që të zhduket vetë. Nuk po them që s’ka asnjë mundësi, por është gati e pamundur.
Po me të ngrohtin ka mundësi që të dobësohet virusi ?
Virusët e rrugëve të frymëmarrjes zakonisht janë të ndjeshëm nga i ngrohti, në fakt janë ciklike dhe vijnë zakonisht në shtator-tetor dhe përhapen shpesh gjatë dimrit dhe zhduken në pranverë. Mesa duket, ky virus bën përjashtim nga të tjerët, pasi është përhapur edhe në zona tropikale, që janë të ngrohta. Virusi MERS është një virus tipik i Lindjes së Mesme, që përhapet kryesisht në Arabinë Saudite, në Katar. Koronavirusi nuk duket të ketë cikël të njëjtë edhe pse ai ka më shumë vështirësi të përhapet dhe përsëritet, nëse temperatura është e lartë. Gjithsesi nëse përhapet shumë në popullatë do të jetë e veshtirë të zhduket vetëm nga temperaturat e larta.
Eshte e konfirmuar që një njeri që ka marrë një herë virusin të jetë imun dhe të mos preket më nga virusi për herë të dytë ?
Kjo është e sigurtë, që personat e infektuar zhvillojnë antitrupa dhe imuniteti dhe do të krijojnë imunitet që do ti mbrojë nga infeksioni i të njëjtit virus. Por, nëse virusi ndryshon si ndryshojnë shpesh virusët gripalë do të jetë më e vështirë. Atëherë do të duhet një vaksinë e re, pasi është një virus i ri dhe do të rinisë dhe një hërë çdo gjë nga fillimi.
Pra, mutacioni i virusit mund të vinte në dyshim edhe vaksinën që po prodhoni ju ?
Po ndryshon edhe vaksina edhe imuniteti, edhe pse ndryshimi që bën koronovirusi
Në alternativë të tamponit në masë, ide kjo që diskutohet por dhe kundërshtohet, ju si e shihni këtë strategji që po ndjek per shembull rajoni i Venetos në Itali apo dhe vende të tjera për të bërë kontrolle masive për të gjetur antitrupa te qytetarët? Dhe duke identifikuar kështu njerëz që kanë fituar imunitet nga virusi?
Po. Unë mendoj se sjellja e rajonit të Venetos është racionale dhe unë jam dakord me këtë qasje, pasi duke veçuar njerëzit, që janë imun nga virusi bën që ata të kthehen në jetën e tyre të përditshme duke rifilluar jeta normale. Kjo është një zgjedhje e mirë. Edhe tamponet janë të dobishme, por nëse do kishte mundësi për një kontroll masiv. Tamponi është i rëndësishëm në pikun e pandemisë ndërsa ne po e tejkalojmë, dhe duhet që të bësh teste në atë zonë që kanë rrezik të madh për ta parandaluar. Në këtë fazë tamponet masive shërbejnë vetëm për arsye statistikore.
A është e vërtetë që është edhe më praktike dhe me ekonomike të bësh teste për të zbuluar antitrupat, në krahasim me tamponet?
Po është më praktik, edhe ne se nuk është shumë i saktë sepse mund të dalin fals pozitivë apo fals negativë
A keni një ide sa kushton një test për të parë nëse ke antitrupa apo jo, ne krahasim me koston e tamponeve?
Variojnë, por pak a shumë një tampon kushton rreth 30 ose 40 euro duke marrë parasysh të gjitha kostot dhe personelin, reagentet dhe strktrurat e laboratorit qe duhen per ta plotesuar. Nderkohe nje test për të matur prezencën e antitrupave që një njeri mund të realizoje edhe vete, njëlloj sikur mat diabetin, kushton shume me pak: nëse bëhet në masë të gjerë mund të kushtojë pak euro, tani mund të gjendet on line me 6 ose 7 euro.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Shqiptarja.com