Vendosni fjalën kyçe....

“Kemi tre ditë në të ftohtë e pa ushqime” – Shqiptarët e bllokuar në kufi kërkojnë zgjidhjen e situatës


Një qytetar shqiptar i bllokuar prej tre ditësh në kufirin Greqi-Shqipëri ka bërë thirrje për zhbllokimi e situatës.

67-vjeçari tregon se është kthyer sipas të gjitha rregullave duke shtuar se pala greke e ka lejuar të kalojë.

Ai thotë gjithashtu se është i sëmurë dhe se kanë tre pa ngrënë e në të ftohtë.

“Kam ikur me 29 shkurt te vajza se e kisha sëmurë. Kam tre ditë që jam bllokuar në kufi. Jam 67-vjeç, pensionist. Jam i sëmurë me tension, me ilaçe e nuk duroj dot. Një natë ra shi, një natë ra dëborë, është ftohtë qamet. Pa ngrënë, pa ujë, s’kam ç’bëj mbarova. Jam në gradën e fundit. Greku ma vulosi pasaportën, s’më tha gjë. Erdha me maskë, dorashka, sipas rregullave. Tani po rri këtu. Ç’të bëj tani, kam lënë gruan e fëmijët, këta s’më qasin.” – thotë ai.

*Video Credit: Balkanweb


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *