Vendosni fjalën kyçe....

Kina eksporton brenda një muaji 1.5 miliard dollarë pajisje mjekësore


Ndërsa koronavirusi ka mbërthyer Evropën dhe SHBA-në, ish-epiqendra e shpërthimit, Kina, ka eksportuar në vendet e tjera furnizime mjekësore me vlerë 1.45 miliardë dollarë për të luftuar pandeminë vdekjeprurëse.

Pajisjet kryesore, përfshirë miliarda maska, miliona kostume mbrojtëse dhe detektorë të temperaturës me rreze infra të kuqe, si dhe 16,000 njësi ventilatorë, u dërguan jashtë vendit në një muaj nga 1 marsi deri në 4 prill, njoftoi të dielën Administrata e Përgjithshme e Doganave e vendit.

Sipas Ministrisë së Tregtisë, eksportet e furnizimeve mjekësore janë në rritje dhe qeveria nuk do të vendosë asnjë kufizim për këto dërgesa. Që nga e shtuna, 54 vende dhe 3 organizata ndërkombëtare nënshkruan kontratat e prokurimit komercial për furnizime mjekësore me Pekinin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *