Sir Keir Starmer është zgjedhur të zëvendësojë Jeremy Corbyn, si drejtuesi i partisë kryesore të opozitës në Mbretërinë e Bashkuar.
Sekretari i Brexit ka siguruar 56.2% të raundit të parë të votimit, që është e mjaftueshme për të lënë rivalët e tij, Rebecca Long-Bailey dhe Lisa Nandy, jashtë garës.
Në një deklaratë, Starmer tha se ishte “nderi dhe privilegji i jetës sime” që u zgjodh, dhe premtoi se do ta çojë partinë në një “epokë të re, me besim dhe shpresë”.
Kush është Sir Keir Starmer?
Në jetën e tij para politikës, 57-vjeçari punoi si avokat mbrojtës për çështjet e të drejtave të njeriut, përpara se të bëhej drejtor i Prokurorive Publike të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës.
Ai e mbajti rolin deri në 2013 dhe u dha titulli Komandant Kalorës i Urdhrit Bath një vit më vonë për shërbimet ndaj ligjit dhe drejtësisë penale – prandaj dhe mban titullin ‘Sir’.
Starmer bëri hyrjen e tij në politikë pak kohë më vonë dhe u zgjodh për të përfaqësuar zonën elektorale në Londër të Holborn dhe St Pancras në 2015.
Një vit më vonë, pasi Mbretëria e Bashkuar votoi të largohej nga Bashkimi Evropian, ai u emërua sekretar i vendit për Brexit.