Vendosni fjalën kyçe....

Meta pas shtrimit në spital të kryeministrit britanik: I uroj shërim të shpejtë e rikthim me energji të reja


Presidenti Meta ka reaguar pas lajmit të shtrimit në spital të kryeministrit britanik, Boris Johnson, i cili është prekur nga Covid-19.

Meta shkruan në Facebook se po e ndjek me shqetësim gjendjen shëndetësore të kreut të qeverisë britanike dhe i uron shërim të shpejtë.

“Me shqetësim po ndjek gjendjen aktuale shëndetësore të z.Boris Johnson, Kryeministrit të Britanisë së Madhe, këtij vendi mik e partner shumë të rëndësishëm të Shqipërisë.

Duke i uruar shërim të shpejtë dhe të plotë, i shpreh solidaritetin dhe mbështetjen time gjatë këtyre ditëve të vështira për të dhe familjen e Tij!

Shpresoj që Kryeministri Johnson të kthehet së shpejti me energji të reja në krye të angazhimeve të Tij tepër të rëndësishme, në dobi edhe të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve e popujve tanë!” – shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *