Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë aktori i humorit shqiptar Gëzim Kruja


Ka ndërruar jetë aktori i humorit shqiptar Gëzim Kruja.

Aktori u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare.

Ai u shua sot paradite, ndërsa lajmi është konfirmuar nga familja.

Kruja numëron në repertorin e tij role të pafundme humoristike në një karrierë rreth 60-vjeçare.

Ai ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor. Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit.

Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”. Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *