Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë te Infektivi 61-vjeçari, 21 viktima nga Covid-19 në Shqipëri


Një 61-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spitalin Infektiv në Tiranë duke e çuar në 21 numrin e viktimave nga koronavirusi në vend.

Skënder Kurti, ish-trajner i ekipit kombëtar të boksit pësoi para pak ditës vdekje klinike, por u mbajt në jetë me anë të aparaturave.

Aktualisht në Shqipëri ka zyrtarisht 361 persona të prekur nga Covid-19 ndërsa numri i viktimave është 21.

Njoftimi

Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv 61-vjeçari me inicialet S.K., i shtruar prej 20 ditësh në spital, në gjendje të rëndë, i intubuar. Më herët 61-vjeçari nga Tirana pësoi vdekje klinike dhe prej disa ditësh gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv në terapinë intensive, 61-vjeçari që vuante nga hipertensioni, nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Ministria e Shëndetësisë i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *