Vendosni fjalën kyçe....

Pas 51 vitesh martesë, burrë e grua vdesin 6 minuta njëri pas tjetrit për shkak të koronavirusit


Stuart dhe Adrian Baker nga Florida, të dy me koronavirus, u ndanë nga jeta vetëm me 6 minuta diferencë njëri pas tjetrit.

Çifti i pensionistëve, i cili ishte i martuar për më shumë se 50 vjet, kishin qenë të shëndetshëm para se të shfaqnin shenja të koronavirusit rreth tre javë më parë.

Stuart dhe Adrian Baker, ishin përkatësisht të moshës 74 dhe 72 vjeç.

The Mirror shkruan se në momentin kur ndërruan jetë, Stuart  dhe Adrian ndodheshin në të njëjtën dhomë pasi respiratorët e tyre ishin fikur.

Tani djali i tyre me zemër të thyer, thotë se shpreson që vdekja e tyre të mos jetë e kotë. Ai u kërkon  njerëzve ta marrin seriozisht virusin vrasës.

Djali i çiftit të ndjerë, Buddy Baker, regjistroi një video duke u kërkuar njerëzve që të rrinin në shtëpi dhe të shpëtonin jetë pas tragjedisë që atij i ndodhi.

“Derisa të mos prekë ty ose dikë që ti njeh, apo të dëgjosh një histori, ti ndjehesh i largët me virusin.”– thotë ai.

Buddy Baker tha se prindërit e tij sëmurur para se e gjithë bota të karantinohej dhe nuk e kishin idenë seriozitetit të gjendjes së tyre. Ata u këshilluan nga një mjek që të shkonin në një spital, ku iu kërkua që të izoloheshin.

Por pasi gjendja e Stuart-it u përkeqësua, ai duhej të shtrohej në spital. Buddy tha që ai mori një telefonatë nga spitali, ku i thuhej se i ati nuk do ia dilte dhe i kërkuan të çonte dhe nënën si masë paraprake.

Brenda 45 minutave ajo u kontrollua nga mjekët, të cilët thanë që as ajo nuk do të shërohej. Dy të moshuarit u vendosën në të njëjtën dhomë, pasi respiratorët e tyre ishin fikur. Dhe kështu, pas 51 vitesh martesë ata u ndanë nga jeta pothuajse në të njëjtën kohë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *