Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje mes karteleve të drogës në Meksikë, vriten 19 persona


Zyrtarët meksikanë kanë njoftuar se 19 persona janë vrarë gjatë luftimeve mes dy bandave rivale të drogës në rajonin verior, Chihuahua, në kufi me Shtetet e Bashkuara.

Zyra e prokurorit të shtetit njoftoi se 18 trupa të pajetë, dy granata, disa automjete dhe armë janë gjetur në vendin e ngjarjes në Madera. Dy të plagosur u kapën më vonë. Njëri vdiq në spital dhe tjetri është dërguar në mjekim.

Autoritetet thanë se kanë dërguar policë dhe ushtarë për ta siguruar zonën, ku përkrahësit e grupit “Sinaloa” janë përleshur me anëtarët e grupit “Juarez”, shkruan “The Guardian”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *