Vendosni fjalën kyçe....

Rreth 50 shtetas shqiptarë kalojnë natën jashtë të bllokuar në Kapshticë


Rreth 50 emigrantë shqiptarë vijojnë të qëndrojnë në tokë neutrale në doganën e Kapshticës. Midis tyre të moshuar dhe persona të sëmurë.

Qëndrimi gjate orëve të mbrëmjes ka qenë tepër i vështirë për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të shiut. Të mbledhur në grumbuj ata kanë kaluar natën rreth zjarrit që e ndezën për ngrohje.

Emigrantët nuk mund të hyjnë në Shqipëri sepse nuk kane  autorizimin përkatës nga konsullata shqiptare në shtetin grek.

Një pjesë e tyre kanë mundësi të rikthehen po kanë zgjedhur të mos e bëjnë. Megjithatë kalimi drejt atdheut është i pamundur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *