Vendosni fjalën kyçe....

Serbia paketë 5.1 miliardë euro për ekonominë


Qeveria e Serbisë ka prezantuar një paketë financiare prej 5.1 miliardë euro në mbështetje të ekonomisë, ose 50% të buxhetit të shtetit për vitin 2020, tha ministri i Financave Sinisa Mali.

Për çdo qytetar mbi 18 vjeç do të jepet një pagesë e menjehershme prej 100 eurosh.

“Ne po prezantojmë gjithashtu një skemë garancie prej 2 miliardë eurosh. Këto janë kredi që do të mbështeten nga shteti dhe bankat nuk do të kenë një rrezik të madh. Ato do të merren nga sipërmarrësit për likuiditetin dhe kapitalin qarkullues”, theksoi ministri i financave. Qeveria do të paguajë pagën minimale mujore për çdo punonjës të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në Serbi për një periudhë tre mujore, raporton Monitor.

“Kjo masë përfshin më shumë se 900 mijë njerëz të cilët janë goditur më rëndë dhe efekti financiar do të arrijë në 97.3 miliardë dinarë”.

Paketa parashikon që, pagesa e taksave të pagave dhe kontributeve do të shtyhet gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme në Serbi, po ashtu edhe pagesa e taksës së të ardhurave të korporatave për tremujorin e dytë gjithashtu do të shtyhet. Javën e kaluar, Presidenti serb Aleksandar Vucic tha se Serbia do të sigurojë deri në 4.5 miliardë euro mbështetje për biznesin, shkruan Seenews. Serbia deri më tani ka të konfirmuar 900 raste dhe tre viktima. Rasti i parë u konfirmua më 6 mars.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *