Dy viktima të reja janë regjistruar sot në Greqi nga CoVid-19, përkatësisht një në Kostur dhe një në Korfuz.
Në Korfuz kjo është viktima e parë nga virusi vdekjeprurës.
Ndërkohë numri deri tani i viktimave ka shkuar në 71.
Ndërsa numërohen mbi 1,673 persona të infektuar, ku 92 persona janë në gjendje kritike për jetën.