Vendosni fjalën kyçe....

“Shoqëria moderne e tmerruar nga vdekja, askush s’i diskuton masat e qeverive” – Ish-gjykatësi suprem britanik


Ish-gjykatësi i Gjykatës Supreme Britanike, Jonathon Sption, beson se ‘tmerri irracional i vdekjes’ së publikut ka çuar në masa të panevojshme ‘të kushtueshme’ rreth koronavirusit.

Duke shkruar në ‘The Sunday Times’, Lord Sption, 71 vjeç, një ish-gjyqtar i kthyer në autor dhe historian mesjetar, deklaroi se masat e rrepta qeveritare do të sjellin ‘fatkeqësi edhe më të mëdha të një lloji tjetër’.

Ai shkroi: ‘Ne kemi fituar një tmerr irracional ndaj vdekjes. Sot vdekja është errësira e madhe, e pashmangshme por disi e panatyrshme. Në mes të jetës, paraardhësit tanë jetuan me vdekjen, një fakt i përhershëm që ata e kuptuan dhe u përshtatën me të.’

Lord Sption renditi një numër epidemish historike si murtaja bubonike, gripi, kolera, tifoja, meningjiti dhe gripi spanjoll, duke kujtuar njerëzit se shpërthime të tilla me shkallë më të lartë të vdekshmërisë u trajtuan me më pak histori.

‘Frika është e rrezikshme. Është armiku i arsyes. Ajo shtyp ekuilibrin dhe gjykimin. Dhe është infektive. A është koronavirusi shembulli më i fundit dhe më i dëmshëm?’ – shtoi ai.

Lord Sption tha se masat e tanishme qeveritare po shkaktojnë vuajtje te viktimat e tjera më pak të dukshme të koronavirusit, siç janë brezat e ardhshëm që do të lihen të merren me ‘nivele të larta të borxhit publik dhe privat’ ndërsa një e pesta e bizneseve po falimentojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *