Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen tubi i gazit në Rusi, humbin jetën 3 persona


Ministria e Situatave Emergjente në Rusi ka njoftuar se së paku tre persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar nga shpërthimi i një gypi të gazit në një objekt banesor në një qytet afër Moskës.

Kjo ministri njoftoi se disa kate të ndërtesës u shkatërruan nga shpërthimi që ndodhi të shtunën në qytetin Orekhovo-Zuyevo, rreth 85 kilometra në lindje të kryeqytetit rus.

Shpërthimi ndodhi në kohën kur banorët e Moskës dhe të rajonit të saj janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi dhe banesa si pjesë e masave të rrepta të karantinës me qëllim të luftimit të përhapjes së koronavirusit.

Zyrtarët thanë se shpërthimi i fuqishëm ndodhi në katin e tretë të objektit me pesë kate, shkruan “Free Europe”.

Shpërthimet e gazit janë mjaft të shpeshta në Rusi, kryesisht për shkak të gypave të vjetër dhe standardeve të ulëta të sigurisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *