Teksa Spanja është kthyer në vendin më të infektuar të Evropës, kryeministri Pedro Sanchez i ka dërguar një mesazh të fuqishëm Brukselit, duke paralajmëruar se Bashkimi Evropian do të dështojë nëse gabon me trajtimin e krizës së Covid-19.
Në një reagim tijin botuar në ‘Guardian’, lideri spanjoll tha se perspektiva e qeverisë së tij pro-evropiane po vihet në provë nga trajtimi që blloku po i bën pandemisë.
Sanchez bëri thirrje për solidaritet midis shteteve anëtare duke thënë se projekti evropian rrezikon të “dëmtohet rëndë”.
“Evropa duhet të ndërtojë një ekonomi të kohës së luftës dhe të promovojë rezistencën, rindërtimin dhe rimëkëmbjen evropiane. Ajo duhet të fillojë ta bëjë këtë sa më shpejt të jetë e mundur me masa për të mbështetur borxhin publik që po marrin shumë shtete, përfshirë Spanjën,” shkroi ai.