Çadi ka shkatërruar pesë baza të grupit terrorist Boko Haram pas sulmit në një bazë ushtarake më 23 mars që vrau 98 ushtarë të Çadit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazat në Niger dhe Nigeri u shkatërruan si pjesë e operacionit “Zemërimi i Bomas”, sipas Presidencës së Çadit, e cila tha se operacionet kundër grupit terrorist do të vazhdojnë pa ndalje.
Boko Haram nisi një kryengritje të përgjakshme në vitin 2009 në Nigerinë verilindore, por më vonë u shtri në Niger, Çad dhe Kamerun, gjë që nxiti një reagim ushtarak.
Më shumë se 30.000 njerëz janë vrarë dhe afro 3 milionë të tjerë janë zhvendosur gjatë një dekade të sulmeve terroriste të Boko Haramit në Nigeri, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.