Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë mjekimesh po përdoren për trajtimin e të prekurve nga Covid-19 në Shqipëri


Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, tregoi ditën e sotme mjekimet që përdoren për të trajtuar të prekurit me Covid-19 në Shqipëri.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me News24, ajo tha se ilaçet e përdorura janë tocilizumab e hydroxychloroquine, duke pohuar se Shqipëria në bashkëpunim me OBSH-në është pjesë enjë studimi klinik bashkë me vende të tjera.

“Kemi përfshirë tocilizumab, hydroxychloroquine të gjithë trajtimet që po përdoren në botë. Kemi vendosur që me OBSH të jemi pjesë e një studimi klinik dhe për herë të parë merr pjesë Shqipëria.

Do jemi pjesë e një skuadre botërore për hetimin klinik duke përfshirë antiviralët dhe hydroxychloroquine.” – tha ajo.

Ministrja shtoi më tej se lehtësimet për sa u përket kufizimeve do bëhen shkallë-shkallë e me kujdes duke shtuar masat ndëshkimore ndaj atyre që i thyejnë ato.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *