Vendosni fjalën kyçe....

COVID-19: Si paraqiten situata në Britani, Itali dhe Greqi


Vazhdojnë të rriten radhët me të prekur nga koronavirusi në botë, ashtu si edhe viktimave. Në të gjithë botën regjistrohen mbi një milionë të prekur ku SHBA-ja mban shifrat më të larta e ndjekur nga Italia.

Itali

Në Itali sot ka pasur sërish një rritje të numrit të viktimave nga koronavirusi ku 636 persona kanë humbur jetën, 111 më shumë se një ditë më parë, duke e çuar në 16.523 numrin total të vdekjeve.

Ndërkohë, rastet e reja në vendin fqinj përgjatë ditës së fundit janë 1.941, 1 mije më pak se dje, 2.972. Në provincën e Lombardisë e cila është më e prekura nga koronavirusi në 24 orët e fundit raportohen 297 të vdekur, duke arritur në 9202.

Ndërsa të infektuar janë 1.079 më shumë se një ditë më parë. Edhe të shëruarit janë rritur vetëm 437 në 24 orët e fundit.

Britani e Madhe

Në shtetin britanik, në orët e fundit kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 439 persona.

Në Britani, në total kanë ndërruar jetë nga virusi vdekjeprurës 5373 njerëz.

Po ashtu, në total janë prekur nga koronavirusi në Britaninë e Madhe gjithsej 51 608 njerëz.

Në orët e fundit, janë regjistruar si të infektuar me virusin vdekjeprurës, 3802 persona.

Greqi

Të paktën 20 raste të reja janë regjistruar brenda 24 orëve në Greqi, ndërkohë që numri në total i prekurve me COVID ka shkuar në 1755.

Mësohet se 90 pacientë janë duke u trajtuar në spital, ndërsa deri më tani 79 persona kanë humbur jetën. Nga vdekjet që kanë ndodhur në Greqi, 29% janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. Gjithashtu, raportohet se 86% e të vdekurve kishin sëmundje themelore ose ishin njerëz të moshuar. Nga të gjithë pacientët me ICU, 79% janë burra dhe mosha mesatare është 65, ndërsa shtatë në dhjetë (71%) kanë një sëmundje themelore ose janë të moshuar. Nga të gjitha rastet e konfirmuara, 361 kishin një histori udhëtimi, ndërsa 655 raste të tjera kishin kontakte të konfirmuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *