Vendosni fjalën kyçe....

Edhe 3 të tjerë, shkon në 21 numri i mjekëve e infermierëve të shëruar nga Covid-19


Tre persona që i përkasin personelit shëndetësor në vend janë shëruar nga Covid-19.

Sipas ministres së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të shëruarve mes mjekëve e infermierëve ka shkuar në 21.

Ministrja shkruan gjithashtu se 116 qytetarë janë shëruar nga Covid-19.

“Edhe 3 personel shëndetësor janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në IshP.

Shkon në 21 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga COVID19. Deri tani 116 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur covid19. FORCA.” – shkruan ajo në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *