Vendosni fjalën kyçe....

“Franca përballet me rënien më të keqe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore” – Ministri i Financave


Franca ka të ngjarë të shohë ngadalësimin e saj më të keq ekonomik që prej kohës së Luftës së Dytë Botërore, për shkak të pandemisë koronavirus, madje shumë më i keq sesa ai i krizës globale financiare në vitin 2009, tha Ministri i Financave, Bruno Le Maire.

“Ndoshta do jemi në më shumë se -2.2 përqind se në vitin 2009. Kjo tregon përmasën e tronditjes ekonomike që po ndeshim,” i tha ai Senatit në një seancë dëgjimore përmes telekonferencës të hënën.

Franca është kombi i pestë më i goditur në botë nga Covid-19, me numrin e vdekjeve nga pandemia që kanë kaluar 8,000, ndërsa ka më shumë se 93,000 njerëz të infektuar.

Qeveria franceze vlerësoi muajin e kaluar në një përditësim të buxhetit emergjent se ekonomia do të tkurrejme një përqind këtë vit, por që nga atëherë ka treguar që do të duhet të rishikojë atë shifër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *